Pentagoni nis kerkimet per kuren e koronavirusit

  • 4 years ago
Teksa koronavirusi po përhapet me ritme të shpejta në gjithë botën, në garë me kohën për të gjetjen e ilaçit është vënë edhe ushtria amerikane.

?Laboratorët ushtarakë po punojnë në vazhdimësi, jo vetëm për të gjetur vaksinën, por për të gjitha mundësitë. Po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet shëndetësore civile?, shprehet Gjeneral Mark Milley, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane.

Disa firma të mëdha farmaceutike në Shtetet e Bashkuara janë në garë për gjetjen e vaksinës. Firma ?Moderna? është e para që ka aplikuar për testet tek njeriu pranë autoriteteve, të cilat nëse dalin me sukses do të nxjerrin në treg vaksinën vetëm pas 18 muajsh.

Numri i viktimave nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 6, ndërsa 105 janë rastet e të infektuarve. Ndërsa në Europë, pas Italisë që ka numrin më të lartë të viktimave 52 dhe të të prekurve 2036, shtim me ritme të shpejta të numrit të infektimeve ka edhe në Francë e Gjermani. Në Francë numërohen 191 të prekur e 3 viktima, ndërsa në Gjermani 165 të infektuar.

Autoritetet koreanojugore i kanë shpallur luftë koronavirusit, teksa numri i të prekurve ka arritur në mbi 5 mijë, çka e rendit vendin menjëherë pas Kinës. Ushtria është angazhuar për dizinfektimin e zonave ku ka pasur raste të personave të prekur.

Mbi 3100 është numri total i viktimave në gjithë botën e mbi 93 100 ai i të infektuarve. Por statistikat tregojnë se për të parën herë, numri i të kuruarve ka kaluar mbi gjysmën e shifrës se personave që deri më sot janë shpallur të prekur nga koronavirusi.

Tv Klan

Recommended