Report TV - Çako për kërkimet tek hotel 'Mira Mare': Çdo rast do vlerësohet
  • 4 years ago
Drejtori i Emergjencave në Ministrinë e Mbrojtjes, Haki Çako, teksa vëzhgonte prishjen e hotel Vila Verde në Durrës, ka folur edhe për situatën tek hotel Mira Mare, që është rrafshuar nga tërmeti.

Sipas raportimeve në gërmadhat e këtij objekti do të rinisin kërkimet pas këmbënguljes së pronarit të hotelit të shembur. Nga ana tjetër Çako, ka thënë se të gjitha rastet do të vëzhgohen me kujdes, duke lënë të kuptohet se për çdo pretendim do të merret parasysh dhe do të punohet nga ekspertët e huaj dhe shqiptarë.

"Do ta vlerësojmë rastin. Nuk ka rezultuar të ketë persona. Por verimet do të jenë shumë të kujdesshme. " tha Çako,  për kërkimet tek hotel Mira Mare.
Recommended