Koronavirusi, Rama: Mos u alarmoni, qendroni larg infodemise

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend këtë të hënë deklaroi se nga të dhënat e fundit ka një rënie të personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Kreu i qeverisë u bëri thirrje njerëzve që të mos alarmohen nga infodemia dhe të qëndrojnë larg portaleve që publikojnë lajme vetëm për klikime.

?Së dyti e dhëna e fundit zyrtare lidhur me vdekshmërinë e personave të prekur nga koronavirus ka rënë nga 3 në 2.3%. Pra 2.3% kanë humbur jetën dhe e gjithë pjesa tjetër e ka përballuar dhe e përballon pa pasoja për jetën këtë epidemi. Kjo është shumë e rëndësishme për ta mbajtur mirë parasysh sepse nëse shohim efektet e infodemisë, fjala të vdekur, lajmet me të vdekur janë ekspocionalisht më shumë se fjala shërim apo lajmet për të shëruarit.

Mos u alarmoni nga infodemia, qëndroni larg lajmeve dhe informacioneve jozyrtare dhe vendosni maskë në vetëdije për të përballuar rezultatet e klikimeve kuturu nëpër portale që flasin vetëm për vdekje dhe fundin e botës. Statistika e deritanishme mbi personat që për fat të keq kanë humbur jetën tregon se koronavirusi prek më të moshuarit fare në mënyrë më kërcënuese për jetën, prek të sëmurët dhe deri më tani është kapërcyer nga fëmijët dhe personat e shëndetshëm?, tha Rama

Ndër të tjera, kreu i qeverisë u bëri thirrje njerëzve që të mos harxhojnë para për maska pasi nuk i mbrojnë nga prekja.

?Thirrja që bën OBSH, mos rendni për të blerë maska, mos harxhoni lekë për maska, maskat nuk mbrojnë personat nga prekja. Maskat, janë të dobishme për personelin mjekësor, janë të dobishme për të prekurit dhe ata që u shërbejnë të prekurve. Të tjerëve nuk i mbrojnë dhe nuk i bëjnë asgjë.

Në Shqipëri, MSH ka 1 mln dollarë plus për të adresuar të gjithë problematikat dhe sot MSH numëron 1.2 mln maska të shpërndara po të marra nga qytetarët të cilat do të mbeten si relike për të kujtuar që një ditë kaloi këtej, që nuk ka kaluar akoma se nuk kemi raste, një farë epidemie të quajtur koronavirus?, tha Rama.

Deri më tani në vendin tonë nuk është konfirmuar asnjë rast me koronavirus. më herët ministrja e shëndetësisë bëri të ditur se 31 personat e testuar kanë rezultuar negative me koronavirus.

/tvklan.al