Meta: Ligji i Dividentit, rast flagrant i dhunimit te Kushtetutes

  • 4 years ago
Presidenti i Republikës, Ilir Meta doli sërish pasditen e kësaj të diele në një konferencë shtypi, për të denoncuar sipas tij, një krim të tmerrshëm kushtetues. Presidenti akuzoi Kuvendin dhe mazhorancën se në 2018-n ndryshuan një nen të Ligjit për Dividentin, duke vendosur që tatim fitimi prej 15 përqind të ulej në 8 përqind, duke favorizuar kështu sipas tij oligarkët.

?Ligji për dividentin është rasti më flagrant sesi Kuvendi i kapur si një organizatë mafioze bashkë me qeverinë dhe këtë mazhorancë ka dhunuar hapur Kushtetutën, për të cilën ju premtoj se shumë shpejt ndo të japin llogari para popullit shqiptar dhe drejtësisë së re që do të vijë?.

?Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare, kombëtare dhe vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t?i jepet fuqi prapravepruese. Sipas këtij neni të Kushtetutës është e qartë se çdo lehtësim fiskal, nuk mund të ketë efekt prapaveprues për të kaluar në kohë dhe se çdo lehtësim fiskal duhet bërë vetëm me efekt për të ardhmen. Barazia përpara ligjit është tipar themelor i kushtetutës tonë dhe çdo vendi demokratik në botë?.

?Çfarë bëri ky sekt mafioz në krye të parlamentit, qeverisë dhe grushtit të shtetit? Më datë 3 Dhjetor 2018, Rilindja miratoi në Kuvend ligjin 92/2018 për disa ndryshime në ligjin 8438 për tatimin mbi të ardhurat të ndryshuar, tërësisht në dëm të sipërmarrësve, në poshtërim të seriozitetit të tyre për të kontribuuar në mënyrë të ndershme, ku në nenin 9 parashikoi një dispozitë të fshehur. Në këtë nen mavri Kuvendi vendosi që tatimi divident fitimin nga 15 përqind u bë 8 përqind me efekt prapaveprues, nga viti 2018 dhe më parë pa asnjë kufizim kohor.

?Pasoja e këtij krimi të tmerrshëm kushtetues është kriminale, e pabesë, një goditje e rëndë dhe pas shpine për mijëra biznese të ndershme, shqiptare dhe të huaja që kanë paguar në respekt të ligjit dhe Kushtetutës, tatim fitimin prej 15 përqind, ndërkohë që me hyrjen në fuqi të nenit të ligjit të miratuar, oligarkët e qeverisë dhe gjithë ata që kanë paguar nëndorë qeverinë dhe deledeputetët që votuan këtë dhunim të Kushtetutës do të favorizoheshin me këtë lehtësim fiskal për të paguar jo 15 përqind, por 8 përqind për të kaluarën?.

Presidenti tha se ?për këtë krim të tmerrshëm ju bëj me dije do të paraqes kallëzimin penal në ditët e ardhshme në SPAK?./tvklan.al

Recommended