Emisioni 112, ep 13 - Shqiponjat arrestojnë shoferin, i gjetën armë e drogë në makinën luksoze

  • 4 years ago
Në episodin 13 do të ndiqni:
1. Bombola e gazit shpërthen në apartamentin tek Fresku, video e momenteve të ndërhyrjes.
2. Shqiponjat arrestojnë shoferin, i gjetën armë e drogë në makinën luksoze.
3. Agjentët civilë kapin dy të rinjtë në Tiranë, të dyshuar si shpërndarës të lëndëve narkotike.
4. 7-vjeçari telefonon në 112 duke qarë: "Më ka humbur vëllai, do ta gjeni ju apo ta gjej vetë!"
5. Shpejtësi e parakalime të çmendura në Unazën e Madhe, pamjet nga dy raste ekstreme.

Gazetar: Antonio Çakshiri
Lexoi tekstin: Besard Jacaj

5 ndodhi nga përditshmëria e punës së policisë do trajtohen në emisionin e sotëm "112". Përmes pamjeve ekskluzive ju tregojmë arrestimin nga Shqiponjat të një shoferi me armë e drogë. Kapjen e dy të rinjve të dyshuar si shpërndarës droge nga agjentët civil. Reagimin e policisë dhe zjarrfikësve pas shpërthimit të një bombole gazi në një apartament. Telefonatën nga një 7-vjeçar në 112 sepse i kishte "humbur" vëllai dhe sjelljet agresive në Unazën e Madhe nga drejtues mjetesh që bëjnë parakalime të çmendura dhe rrezikojnë jetë!

TIRANË - Në këtë episod të emisionit "112" transmetojmë pamjet ekskluzive nga aksioni i njësisë Shqiponja në kryeqytet ndërsa ndalojnë një mjet luksoz pranë Liqenit Artificial. Nga kontrolli që i bëhet i makinës gjenden armë e drogë e sende të tjera të ndaluara ndërsa shoferi arrestohet.
Fillimisht dy mjetet u pikasën gjatë patrullimit të efektivëve të njësisë Shqiponja të cilët gjatë kontrollit të parë gjetën doza të dyshuara kokainë dhe kanabis duke bërë prangosjen e drejtuesit të mjetit. Makina tip Benz dhe shoferi u dërguan në Drejtorinë e Policisë Tiranë ku një kontroll më i detajuar iu bë mjetit nga ku u gjetën në një çantë poshtë sediljes së pasme armë dhe para. Emisioni "112" i realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri transmeton pamjet ekskluzive të momenteve të ndalimit dhe gjetjen e armës, drogës e sendeve të tjera të ndaluara në makinë.

Në një tjetër ndodhi nga përditshmëria e punës së Policisë, përgjatë emisionit publikojmë pamjet nga arrestimi nga agjentët civil të dy të rinjve të dyshuar si shpërndarës të lëndëve narkotike.

Shpërthimi i një bombole gazi është një ngjarje që do ta trajtojmë në këtë emision duke transmetuar pamjet ekskluzive nga kamerat e trupit të efektivëve të policisë teksa reagojnë së bashku me zjarrfikësit në vendngjarje.

Në orët e pasdites një fëmijë 7-vjeçar telefonon në 112 duke qarë sepse vëllai ishte larguar nga banesa ndërsa vogëlushi thotë se i ka humbur. Pasi e pikas telefonin ia merr gjyshja e tij qe sqaron ngjarjen për operatoret e policisë ndërsa në emisionin "112" transmetojmë telefonatën e plotë të bërë nga fëmija.

Në orët e mbrëmjes jemi në Unazën e Madhe ndërsa transmetojmë momentet filmike të një shkelje rrugore që rrezikon jetë! Parakalimi agresiv dhe afrimi shumë afër mjetit përpara që është duke bërë manovër parakalimi. Me ndryshimet në kodin rrugor nuk tolerohet më një sjelle e tillë. Emisioni "112" transmeton pamjet e dy r...

Recommended