Meta: Komisioni i Ligjeve, pjese e nje sekti kriminal

  • 4 years ago
Një dosje që tha se ishte e mbushur plot me gënjeshtra të Komisionit të Ligjeve ishte ajo që presidenti Ilir Meta tundi si provë që ky Komision ka manipuluar në shërbim të grushtit të shtetit.
E shfaqi atë edhe si thirrje ndaj qytetareve për t?iu bashkuar me 2 Mars në aleance kundër Edi Ramës, duke evokuar si për ironi të fatit një tjetër datë, ku 7 vjet më parë lidhte aleancën me vetë Ramën.
?Asgjë nuk mbaron më 2 Mars, ka edhe 3 Mars, ka edhe 1 Prill, dhe e shikoni sa 1 Prilla kemi këtu?.
Renditi përgjigjet e disa institucioneve e shoqatave të ndryshme, si përgënjeshtrime të Komisionit të Ligjeve, i cili në raportin zyrtar për ndryshimet në ligjin për betimin e anëtarëve të Gjykatës e Kushtetuese ishte shprehur se ishte marrë edhe mendimi i tyre.
?KLGJ thotë se nuk i është kërkuar dhënia e një opinion për ligjin, ndaj s?ka dhënë mendim apo opinion. Qendra Republika nuk i ka kthyer asnjë përgjigje Kuvendit për shkak të ngarkesës së madhe në këtë periudhe. S?i kemi dërguar ndonjë opinion. Gënjeshtër tjetër. Soros, për shkak të pamundësisë për t?iu përgjigjur në afatin e caktuar nuk ka dërguar mendime për këto dy projekt ligje.?
I vetmi që e ka lënë pa përgjigje është misioni europian qe asiston drejtësinë në Shqipëri, për çka nuk i fshehu rezervat.
?Euralius 5 nuk ka dhënë përgjigje edhe pse e ka marrë më 20 Shkurt, edhe pse i është kujtuar në rrugë telefonike, por nuk ka pasur mundësi t?i kthejë përgjigje shkresës zyrtare të Presidentit".
Presidenti thotë se kjo është një manovër e qëllimshme e Komisionit te Ligjeve, të cilin e etiketoi si pjesë të një sekti kriminal qe ka uzurpuar institucionet.
?Komisioni i Ligjeve në raportin zyrtar që i ka servirur publikut dhe seancës rezulton se ka përcjellë një informacion të qëllimshëm të gënjeshtërt, duke përmendur dy ligje, ndërkohë që po shqyrtohej vetëm Gjykatën Kushtetuese. Për t?i thënë Venecias mos u shqetësoni, hajdeni me pushime. Kjo manovër e këtij sekti kriminal që ka kapur për fyti Kuvendin dhe të gjitha institucionet është bërë me qëllim që edhe ligji për Gjykatën Kushtetutën është bërë duke marrë mendimin? Është bërë për finalizimin e grushtit të shtetit në republikën e Shqipërisë?.
Për të gjitha këto, Presidenti ftoi qytetarët t?i bashkohen në manifestimin e të Hënës. Në përgjigje të njoftimit të ambasadës amerikane për shtetasit amerikanë që të evitojnë zonën e manifestimit, garantoi se gjithçka do te jete paqësore dhe tha se të vetmit që duhet të shqetësohen janë ata që po tentojnë grushtin e shtetit.
?Do jemi vetëm kuqezi më 2 Mars, do të jetë manifestim paqësor. Do të jetë sa më i mrekullueshëm, me sa më pak policë që angazhohen në mbrojtje të institucioneve, pasi ekipi ynë po bashkëpunon shkëlqyeshëm me qindra e me mijëra vullnetarë që duan të shërbejnë për të dhënë kontribut të çmuar për të sjellë në Shqipëri një tradite të re, atë të festës së demokracisë, të triumfit të demokracisë mbi tiraninë dhe frikën që ajo kërkon të instalojë në Shqipëri. Alert ka vetëm për grupi...

Recommended