Konflikti mes Turqisë dhe Sirisë, Çulev: Ekziston rreziku i një fluksi të ri refugjatësh
  • 4 years ago
Qindra emigrantë nga Turqia janë nisur drejt Bullgarisë dhe Greqisë pas njoftimeve të autoriteteve turke se do t?i hapin kufijtë drejt Evropës për refugjatët sirianë pas incidentit të djeshëm në Siri ku mbetën të vrarë dhjetëra ushtarë turq. Mediat greke thonë se tashmë ka prani të shtuara të policisë në kufi, ndërsa këtë mëngjes kufiri veri-lindor i Evros-it është i mbyllur ku me qindra emigrantë kanë mbetur të ngujuar në zonën ndërkufitare e të cilët dëshirojnë të hyjnë në Greqi. Sipas agjencisë së lajmeve BGNES, autoritetet bullgare kanë parandaluar hyrjen e rreth 60 emigrantëve të paligjshëm që u përpoqën të kalonin kufirin në dy grupe, ndërsa në gjendje gatishmërie janë edhe rreth 1.000 ushtarë bullgar për sigurimin e kufirit. Ndërsa tek ne, ministri i brendshëm Naqe Çulev thotë se situata po monitorohet sepse ekziston rreziku i një fluksi të ri të madh emigrantësh ilegal.
Recommended