Personi më i pasur në vend është një grua nga Shkupi

  • 4 years ago
Një shkupjane me të ardhura vjetore mbi 17 milion euro është maqedonasja më e pasur në vitin 2018, sipas DAP-it. Kjo është hera e parë në krye të listës së më të pasurve të jetë një grua. I dyti në listë është një qytetar i Shkupit me të ardhura prej 7.3 milion euro. Paga më e lartë e paguar është në sektorin e shëndetësisë në vlerë prej 2.98 milion euro në nivel vjetor, ose një pagë bruto mujore prej 250,000 euro. Në top 10 listat e më të pasurve janë noterë, përmbarues dhe hotelierë.

Recommended