Report TV -Zgjedhje në bashkitë pa kryetar? Meta: Pyesni zëdhënësin tim

  • 4 years ago
Disa bashki në vend kanë mbetur pa kryetar, pasi të zgjedhurit socialistë në 30 qershorin e vitit të kaluar u kapën nga ligji i dekriminalizimit. Por a do të dekretojë një datë të re për zhvillimin e zgjedhjeve në këto bashki? Ilir Meta e injoroi këtë temë duke e vendosur theksin te protesta e 2 marsit. "Lidhur me këtë mund t'i drejtoheni zëdhënësit tim, nuk ekziston si çështje e rëndësishme në axhendën e Presidentit, në axhendën e Presidentit është vetëm një cështje e rëndësishme, organizimi i të gjithë popullit, pa asnjë dallim për të mbrojtur republikën" tha ai.

Recommended