Koronavirusi, rriten masat parandaluese

  • 4 years ago
Përhapja e koronavirusit në Itali ka rritur frikën e mbërritjes së tij edhe në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka mbledhur menjëherë Task-Forcën e cila vendosi përforcimin e masave për mosdepërtimin e sëmundjes në vendin tonë dhe rritjen e sistemit alert për të identifikuar çdo rast të mundshëm.

?Dyfishim të personelit në Njësitë Shëndetësore në pikat kufitare, aeroport, porte dhe pika kufitare tokësore. Përforcim i kontrolleve në pikat kufitare, për çdo udhëtar për çdo udhëtar që vjen nga harta gjeografike e vendeve me shpërthime komunitare, e përcaktuar nga OBSH?.

Personat që kanë udhëtuar në Itali apo vende të tjera ku ka prezencë të koronavirusit, sipas eksperteve të shëndetësisë, duhet të vetëkarantinohen, që do të thotë se izolimi në shtëpi për 14 ditë, e nëse në këtë periudhe do të kenë simptoma nuk duhet të shkojnë në spital por të kërkojnë shërbimin e urgjencës në shtëpi.

?Të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike, pa u drejtuar menjëherë në spital?.

Ministria e Shëndetësisë ka përcaktuar edhe vendin e karantinës në një strukturë spitalore, e vlerësuar edhe nga komiteti teknik, që plotëson të gjitha standardet e përcaktuara nga OBSH-ja.

Tv Klan