Askush s’merr përgjegjësi për mungesën e pasaportave

  • 4 years ago
Mungesa e pasaportave është planifikuar prej kohësh që të ndodh pikërisht në kohën kur në Qeverinë teknike me MPB-në do të udhëhiqte një ministër teknik nga opozita. Kështu vlerëson Naqe Çulev duke aluduar që paraardhësi i tij Oliver Spasovski qëllimisht nuk ka bërë me kohë porositjen e ekzemplarëve. Ai tha se që nga 15 shkurti kanë dorëzuar propozimin në ekzekutiv që kriza me dokumentet e udhëtimit të tejkalohet duke iu vendosur vula Apostile në pasaportat e skaduar. Por, sipas Çulevit, Qeveria nuk po tregon vullnet për të zhbllokuar krizën, e cila pritet të zgjasë deri në fund të marsit.

Recommended