Gjoni: Po u thoni shqiptarëve ikni ju, se ju zëvendësojmë me punëtorë nga vendet e treta
  • 4 years ago
Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni e ka cilësuar ndryshimet në ligjin që u lehtëson procedurat të huajve të vijnë në Shqipëri, si një turp dhe mbi të gjitha i "fton" shqiptarët që të largohen nga vendi i tyre. nga foltorja e Kuvendit, Gjoni shprehet se Shqipëria nuk ka nevojë për krah pune, duke shtuar se kjo gjë do të sillte ardhjen nga vendet e treta të emigrantëve, për të cilën thotë se duhet të jemi preferencial në këtë rast.

"Taulant nuk e di me kë më ngatërron, por i harron gjërat që unë nuk flas pa lexuar. Jam patriot dhe e dua vendin tim. Nuk e kam fare për turp që nuk dua në vendin tim shtetas nga vende të dyshimta sa i përket sigurisë kombëtare, fare. Jam preferencial dhe çfarë kapaciteti teknik kanë të huajt. E pafalshme, pa asnjë konsultim publik ju i thonë shqiptarëve se ikni se ju zëvendësojmë me njerëz të botës së tretë. Unë dua persona nga vendet e zhvilluara", tha Gjoni.
Recommended