“Pas lindjes se djalit gjerat ndryshuan, burri s’kishte me besim tek...”

  • 4 years ago
Rubrika ?Ka një mesazh për ty?, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e një nëne me dy fëmijë, të divorcuar prej 5 vitesh. Margarita është nga Lushnja dhe në studio ka treguar se është martuar me mblesëri dhe në fillim marrëdhënia me ish- bashkëshortin ishte mjaft e mirë. Por pas lindjes së djalit, gjërat ndryshuan, Margarita e kuptoi se komunikimi dhe marrëdhënia me bashkëshortin po ftohej.

Për shkak të problemeve të saj shëndetësore, burri sillej mjaft keq me të, nuk e mbështeste dhe madje i thoshte se ajo do paralizohej. Margarita tregon se zbuloi se ish-burri kishte komunikim dhe lidhje me femra të tjera. Madje, burri filloi të ushtronte edhe dhunë fizike ndaj saj, gjë që e detyroi atë të ndahej prej tij.

Recommended