Totem - Skllavëruar nga dashuria - monologu i Pietro Zaniboni

  • 4 years ago
#rtvora #oranews #totem
Quhem F, jam 40 vjeç dhe prej 8 vitesh gjendem në burg. Kam lindur në pjesën veriore të një vendi lindor. Nuk banoja në një qytet, por në një shtëpi të vogël fshati. Nëna ime ishte larguar dhe unë banoja me babanë dhe gjyshen. Bënte shumë ftohtë, por ishte bukur të shkoje në shkollë duke ecur mbi dëborë. Babai mblidhte dru në pyll, gjyshi ndizte sobën dhe ditë pas dite rritesha më shumë.

Zhurma e shpupuritjes së një pate në oborr ishte kolona zanore e adoleshencës sime. E ndieja se ky realitet s?mund të zgjaste shumë; kisha dëshira, ëndrra, doja të studioja ende dhe s?më pëlqente më të shkelja mbi dëborë. Flisja shpesh me pasqyrën time dhe ajo më thoshte se duhet të largohesha s?andejmi. Babai im herë pas here pinte dhe bëhej i dhunshëm. E shkela për të fundit herë dëborën dhe vendosa të marr një tren për të ikur larg, në kërkim të ëndrrës sime. Arrita në një qytet që e kisha dëshiruar aq shumë. Universiteti, një punë, dritat e qendrës tregtare... Rifillova të jetoj... Isha e re dhe pasqyra më thoshte të jetoja. Njoha një burrë, ishte bukur të rrije me të. U dashurova dhe gjithçka dukej më e bukur. Më fliste për të ardhmen, për familjen... Ai punonte vetëm në mbrëmje, kthehej deri vonë dhe një ditë më pyeti nëse doja të punoja vetëm për të. Isha e dashuruar, ishte dashuria ime e parë. Herë pas here dehej e më rrihte, por ishte dashuria ime e parë.

Nuk kishte dëborë në rrugë, por unë u gjenda aty duke ecur e duke pritur burra që nuk i njoh. Nuk desha.., madje dhe pasqyra më thoshte të mos e bëja. Por kisha frikë... Ai pinte e më rrihte, e për më tepër e doja. Më thoshte se ishte për të ardhmen tonë. Çdo ditë e më shumë e kuptoja se isha skllave e kësaj gjëja, që s?ishte dashuri por llahtari.

Për më shumë lexoni në:

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended