Dyshohet për marrëveshje të paligjshme mes kompanive, 'Konkurrenca' pezullon rritjen

  • 4 years ago
Komisioni i Konkurrencës pranë Autoritetit të Konkurrencës ka vendosur ndërprerjen e menjëhershme dhe jo me vonë se 5 ditë nga njoftimi i këtij vendimi, të aplikimit të paketave të reja standarde 30 ditore me parapagesë, për ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom. Kjo masë e përkohshme do të jetë në fuqi deri në përfundim të procedurës hetimore nga Autoriteti për tregun e shërbimeve celulare.Sipas Autoritetit, qytetarë dhe OJF janë ankuar për një rritje të menjëhershme dhe në të njëjtin nivel të të gjitha çmimeve e tarifave nga 3 kompanitë celulare.