Emërimi i drejtorëve, vazhdojnë përplasjet në Gostivar

  • 4 years ago
Drejtuesit e gjimnazit të Gostivarit i hodhën poshtë si të pavërteta pohimet e ish drejtorit, i cili një ditë më parë akuzoi se largimi i tij nga puna ka qenë politikisht i motivuar. Ish drejtori Xhezi Kamberi, madje tha se në vend të tij është emëruar një drejtor pa licencë pune. Ndërkohë edhe profesori i Kimisë Elbash Abazi ka akuzuar ish drejtorin Kamberi i cili tha se pikërisht ai është që ka bërë shkelje ligjore duke e larguar dy herë nga puna edhe pse ka qenë i punësuar me vendim i punësuar.