Nikollovski: Emërimi i drejtorëve, me konkurs publik

  • 3 years ago
Drejtorët që emëron Qeveria dhe anëtarët e organeve të ndryshme shtetërore do të zgjidhen nëpërmjet konkurseve, edhe pse ky nuk është detyrim ligjor për të gjithë prej tyre. Ky për zv/kryeministrin Lupço Nikollovski, është hapi i parë prej ku do t?i nisë ndryshimet e premtuara sistemore për të luftuar korrupsionin dhe për të menaxhuar me burimet njerëzore në institucionet publike.