Kurti: S'e harrojmë ndihmën e Shqipërisë, bashkëpunim në përmasa që nuk i keni parë
  • 4 years ago
Edhe një orë bëhet një javë që jam në këtë detyrë të re. Vendi i parë që vizitova ishte Prekazi, qyteti i parë ishte Mitrovica, shteti i parë duhej të ishte Shqipëria. Ju falenderoj për mikpritjen e përzemërt dhe për bisedën shumë konstruktive. Unë dua të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri çfarë nuk ka pasur asnjëherë mes dy vendeve tona. Kosova dhe Shqipëria janë prioritet i njëra-tjetrit, dhe nuk janë çështje që presin në asnjë fushë. U dakorduam që të formojmë një komision ndërshtetërore, i përbërë nga ministra e deputetë, që ato 77 marrëveshje që janë nënshkruar deri më tani, të zbatohen dhe të shtohen në marrëveshje të reja. Duam ta shtojmë bashkëpunimin duke e zgjeruar. Dua ta falenderoj popullin shqiptar për ndihmën e pakursyer e pa rezervë për Kosovën. Nuk do ia dilte me sukses karshi Serbisë në luftë, po ashtu as në paqe pa Shqipërinë. Ne kurrë nuk e harrojmë këtë gjë, dhe duam që në shekullin e 21 të ecim bashkë, shpejt, fuqishëm. Në veçanti duam të bashkëpunojmë në aspektin ekonomik të prodhimtarisë, të arsimit, të sigurisë, e të politikës së jashtme. Në këto fusha i kemi preokupimet e njëjta dhe partnerët e aleatët tanë perëndimorë janë po të njëjtët. Do ta dëshmojmë se dy kryeministrit do të avancojmë bashkëpunimin tonë ndërshtetëror në fusha e përmasa çfarë i ka dëshiruar gjithmonë kombi ynë por nuk i ka parë, e do ta ketë rastin me ne", tha Kurti.
Recommended