PD: Rama te nise nga Bego ligjin AntiKCK
  • 4 years ago
Partia Demokratike deklaron se paralajmërimet e Kryeministrit për të goditur krimin e organizuar me ligjin special anti ? KÇK janë propagandë.

Për të vërtetuar të kundërtën, ajo e sfidoi kreun e qeverisë që luftën ta nisë nga persona konkretë me të shkuar kriminale, të akuzuar se kanë përfituar tendera publike në kundërshtim me ligjin, për shkak të njohjeve me njerëz të pushtetit.

?Le ta nisë zbatimin e ligjit anti KÇK me goditjen e trafikantëve të dënuar të drogës dhe pasurive të tyre të paligjshme, si Edmond Bego i Taulant Ballës, për të cilin, bashkë me Erion Veliajn, ndryshuan rrjedhën e lumit të Lanës, duke i hapur rrugën pastrimit të 60 milionë Eurove?.

Partia Demokratike e ka cilësuar ligjin si antikushtetues, por Kryeministri reagoi duke thënë se ajo e ka krimin mjet politik për të goditur qeverinë dhe s?e ka pasur ndonjëherë në shënjestër.

?PD vë në dyshim kushtetutshmërinë e paketës antiKÇK? Asnjë surprizë! As kanë parë gjë akoma po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre! Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s?e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre! Përkundrazi! E kanë ushqyer e janë ushqyer prej tij?.

Pika në të cilën bien dakord palët përsa i përket kësaj çështje, është fakti që e konsiderojnë emergjente luftën kundër krimit të organizuar dhe pasurive të tij të paligjshme.

Tv Klan
Recommended