Kërcënon të vrasë me pistoletë qiradhënësen e lokalit, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

  • 4 years ago
TIRANË - Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të policisë, parandaloi një ngjarje të rëndë kriminale në kryeqytet, ku një 43-vjeçar kërcënoi me vrasje pronarin e lokalit që ka marrë me qira. 

43-vjeçari me inicialet A.U me banim në Tiranë, hyri me pistoletë në lokal, duke kërcënuar me pistoletë qiradhënësen, por falë ndërhyrjes së Policisë u vu në pranga. 

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit të marrë se në një lokal në rrugën ?Spiro Çipi?, një person kishte hyrë me armë zjarri dhe po kërcënonte për motive të dobëta një grua, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes në kohë kanë prangosur A. U., 43 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale ?Mashtrimi? dhe ?Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike. Arrestimi i tij u bë, pasi ky për motive të dobëta, kanosi dhe kërcënoi për vrasje P. R., qiradhënëse e lokalit ku u kap 43-vjeçari. ?, njofton policia.

Ai do të hetohet për veprat penale ?Kanosja? dhe ?Armëmbajtja pa leje?, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

Recommended