Report TV - Tiranë, kërcënon dhe godet me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari

  • 8 years ago
Një 32-vjeçar është arrestuar pasi ka kërcënuar me pistoletë I.T. i cili ka telefonuar në polici për të bërë denoncimin.

Pas telefonatës policia ka arritur menjëhërë në vendngjarje dhe ka vënë nën pranga Elis Mustafën, banues në Tiranë.

Arrestimi është bërë mëngjesin e sotëm në rrugën e ?Barrikadave?. Si provë material është gjetur dhe sekuestruar edhe një një pistoletë model ?Zastava?, me fishekë.

Pas hetimeve të kryera u vërtetua se 32-vjeçari e ka goditur I.T ne pjesë te ndryshme te trupit dhe në kokë me qytën e pistoletes së sekuestruar.

Recommended