Pas Prishtines, Borrel viziton Beogradin
  • 4 years ago
Josep Borrell sjell një porosi që pa Bashkimin Evropian nuk ka zgjidhje të problemit të Kosovës. Vetë diplomati ka theksuar në një intervistë për agjencinë serbe ?Tanjug?, se do të jetë personalisht i përfshirë në negociata. Serbia e pret vizitën e tij si një konsultë fillestare, por jo ndonjë ide apo vendim.

Analisti Dushan Spasojevic, thotë se Uashingtoni ka treguar që ka një plan më konkret me veprimet e fundit në nxitjen e dialogut. Por, BE nuk mund të anashkalohet të paktën si kornizë, pasi megjithatë ky është një problem evropian.

?Ajo që kemi parë si zgjidhje e konflikteve të mëhershme në rajon është që amerikanët marrin një rol më të rëndësishëm në vetëbërjen e marrëvesjes, kurse Evropës i ngelet zbatimi i saj. Ky është një mekanizëm që do ta shohim?.

Por, Bojan Bilbija, nga e përditshmja beogradase ?Politika?, thotë se ka tentativa, por dialogu nuk ekziston pasi atë e pengon tarifa doganore e Kosovës. Serbët dhe Serbia duan marrëveshje dhe zgjidhje, por sipas analistit, ajo që serbët do ti kënaqte është e qartë.

?Se çfarë domethënë kjo konkretisht do të përcaktohet nga negociatorët, por kompromisi thotë që askush të mos i humbasë të gjitha dhe të gjithë të fitojnë nga pak. Kjo do të ishte e pranueshme. Kemi qenë afër një zgjidhjeje të tillë kur është bllokuar dialogu me vendosjen e tarifave?.

Borrell, në Serbi do të takohet me Presidentin dhe Kryeministren në dy takime të ndara.

Tv Klan
Recommended