Gjykata e Prishtinës nuk ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për paraburgim ndaj "Babales"
  • 6 years ago
KOSOVE - Lirohet Albert Veliu, i njohur ndryshe si "Babalja", rreth 24 orë pas ndalimit nga policia e Kosovës. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga avokati i "Babales", Tom Gashi. Sipas tij, Gjykata e Prishtinës nuk ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për paraburgim ndaj Albert Veliut, pasi në Shqipëri akuzohet për kallëzim të rremë dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Nga ana tjetër, Report Tv ka mësuar se vijojnë procedurat për ekstradimin e "Babales". Avokati mbrojtës, Tom Gashi tha se klienti i tij Albert Veliu, ndodhej me të, pas vendimit të Gjykatës. Report Tv ka siguruar edhe vendimin e Gjykatës së Prishtinës që çoi në lirimin e "Babales".
Recommended