Report TV - Banorja nga Thumana: Jemi akoma në çadra...Mos të ngrihet shteti me pa njerëzit?!

  • 4 years ago
Një tjetër banore në zonën e Thumanës kërkon që shteti të kthejë sytë nga banorët e prekur nga tërmeti, pasi sipas saj po qëndrojnë ende në çadra verore, ndërkohë që nuk kanë mundur të gjejnë shtëpi me qira. 

"Shteti duhet të vijë të na shikojë. Jemi 6 familje. Kam 5 fëmijë të vegjël me gjilpëra, e kam vëllanë me pompa me astmë, vet jam sëmurë. Gjendja është kritike, flemë në dyshekë me ujë. Mos të ngrihet shteti me pa njerëzit? Çfarë ka sjellë shteti, çadra verore. Duhet të ngrihet Edi Rama që na premton gjëra, mos të turret vetëm për vota, por të vijë të na shikojë. Ku të shkojmë online me telefona 2 qind lekësha që kemi në dorë, kërkojmë një konteniere kisha i ndan me interes, njerëzit ndajnë ushqime me interes", tha zonja nga Thumana.

Recommended