Video-kokaina/ Fatos Klosi: Nëse kryebashkiaku pi drogë ose jo, është problem i atij

  • 4 years ago
Për ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëtor, Fatos Klosi, video ku pretendohet që kryetari i Bashkisë së Bulqizës pi kokainë duhet parë në faktin që ai e konsumon lëndën narkotike në ambient publik, përballë njerëzve që duhet t'u shërbejë. Por sipas tij, problemi nuk duhet përqendruar në faktin që një zyrtar pi kokainë. Sipas Klosit nuk është e nevojshme që zyrtarëve të lartë t'u bëhet testi i drogës për t'u përfshirë në politikë. Sipas tij, një përdorues droge nuk duhet dënuar pasi është një zgjedhje personale.

"Ai mund të trajtohet si një njeri që nëse e ka bërë atë gjë në lokal publik, ky po është problem moral, nuk ma merr mendja se ka problem juridik. Nëse e ka bërë në ambient publik dhe e kanë parë edhe të tjerë, është e turpshme për një kryetar bashkie. Por nëse pi drogë ose jo, është problem i atij. Faktin që ai pi drogë e ka bërë publike aq sa kanë arritur ta filmojë dhe nëse SPAK thotë që ai ësht ëi njohur për këtë fenomen, unë jam i mendimit që PO, ai nuk duhet të jetë kryetar bashkie", tha Klosi i ftuar në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv.

Recommended