Report TV -Shokë emigrimi në Francë, policia zbulon dibranin që vrau 29 vjeçarin tek 'Astiri'!
  • 4 years ago
TIRANË- Dy ditë pas vrasjes së 29-vjeçarit Vilson Tafçiut, policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një person të dyshuar si autor, Noel Disha, 29-vjeç,

I riu me origjinë nga Dibra u qëllua me tre plumba në gjoks mbrëmjen e 20 janarit në rrugën ?Dhaskal Todri?, në Unazën e Re, ku autori e thirri në emër për të dalë jashtë nga lokali ku Vilson Tafçiu po konsumonte kafe në praninë e disa personave të tjerë. Tafçiu dhe Disha, të dy dibranë, kanë pasur njohje me njëri-tjetrin ndërsa kishin qenë së bashku edhe në Francë, ku dyshohet të kenë lindur konflikte mes tyre për pazare droge.
Recommended