'Në 2019 nuk u realizua parashikimi i të ardhurave', Ibrahimaj: Në 2021 shlyhen detyrimet

  • 4 years ago
Sektori i ndërtimit dhe investimet kanë pasur ndikimin më të madh negativ në mbledhjen e të ardhurave dhe kryesisht të ardhurave nga TVSH. Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj ka deklaruar se përveç sektorit energjetik që në vitin 2019 dha ndikim negativ edhe situata ekonomike në përgjithësi ndikoi në performancën e realizimit të planit.

?Ka pasur një mosrealizim të ardhurave kryesisht nga TVSH-së. Ka edhe elementë të lidhur me situatën ekonomike të cilat kanë çuar në performancë të dobët të TVSH-së. Sektori i ndërtimit ka pasur një ecuri më të ngadalë sa i takon nivelit të ardhurave dhe rritjes ekonomike. Pjesë e madhe e performancës së dobët të ardhurave nga TVSH-ja vjen nga investimet?, u shpreh Ibrahimaj.

Recommended