Ditë e Re - Neritan Liçaj “ringjall” Enver Hoxhën në film: Roli më i paguar

  • 4 years ago
#rtvora #oranews #diteere

Neritan Liçaj ?ringjall? Enver Hoxhën me në krah Nexhmijen, për herë të parë në një film artistik me titull ?Gjirokastra?.

Filmi ka mbaruar xhirimet dhe është në fazën e posproduksionit.

I ftuar në ?Ditë e Re? në Ora TV Liçaj tregon përjetimet e tij i veshur nën lëkurën e personazhit të Enver Hoxhës.

Fakti që Enver Hoxha është një figurë tepër e njohur dhe ka ndikuar shumë në jetët e shqiptarëve ia shtonte përgjegjësinë edhe më shumë për ta luajtur atë rol.

"Ka shumë ndjeshmëri të ndryshme me këtë figurë. Për shembull, nëse i madhi Sandër Prosi portretizoi Isamil Qemalin, që ishte një figurë shumë e bukur historike, por pak e largët për shqiptarët e kohës kur u xhirua filmi (fakt që paraqet dhe vështirësi për aktorin, prandaj Sandri ishte i madh), Hoxhën shumë shqiptarë e kanë të freskët si figurë. Kështu, materiali qoftë historik, apo qoftë viziv ishte më i bollshëm. Kur ka ndërruar jetë Enver Hoxha, unë për shembull kam qenë 17 vjeç, pra e kam pranë si figurë.

Tregon si iu dha roli i Enver Hoxhes

?Unë vajta për një rol tjetër dhe bëra audicionin. Aty regjisori më tha se duhet të kaloja tek Enveri. Fati im i madh ishte që ka njerëz që janë akoma gjallë. Jam takuar me shumë njerëz që kanë qenë pranë tij sepse duhej ta njihja si personazh në të gjitha aspektet."

Juri Arabov, është regjisori dhe skenaristi i filmit bazuar në historitë e jetuara dhe treguar në librin e Ismail Kadarese ?Sorkadhet e trembura?

Historia i takon periudhës së prishjes së marrëdhënieve me Rusinë dhe fatit të grave ruse në vitet ?60.

Liçaj tregon se roli i Enverit është roli më i paguar ndërsa më pak i paguar është ai në filmin ?Unë, ti dhe Kasandra?

Krah Neritan Liçajt në rolin e Nexhmije Hoxhës eshtë Linda Jarani.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/neritan-licaj-ringjall-enver-hoxhen-ne-film-roli-me-i-paguar

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended