PD: Boset e krimit po lirohen nga Rama
  • 4 years ago
Teatër e ka cilësuar Partia Demokratike daljen e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila shkarkoi Drejtorin e Shërbimit të Provës në Krujë dhe nisi kërkesë për pezullimin e gjyqtares Enkelejda Hoxhaj pas lirimit të Endrit Dokles, i njohur si ish-anëtar i bandës së Durrësit, i dënuar me burg për jetë.

?Askush nuk ka dyshimin më të vogël se lirimi nga burgu i bosëve të krimit të organizuar dhe vrasësve më të rrezikshëm është bërë me dijeninë e Edi Ramës. Deklarata e sotme e Ministres së Drejtësisë, është një akt i përsëritur, ku reagimi nuk vjen para se të merret vendimi, edhe pse ajo është në dijeni për të paraprakisht, por gjithmonë një javë pas lirimit. Ministrja Etilda Gjonaj dhe shefi i saj Edi Rama nuk guxojnë as t?u përmendin emrat bosëve të krimit të organizuar, të liruar me dijeninë e tyre?.

Sipas Bardhit lirimi i bosëve të krimit është bërë me garanci shtetërore.

?Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Genc Tafili, Ilir Paja, Viktor Ymeri jo vetëm janë jashtë burgut, por kanë dalë me garanci shtetërore, duke u siguruar vende pune. Të gjithë këta kanë punuar brenda dhe jashtë burgut për të bërë vota për Partinë Socialiste, për të mbajtur në pushtet Edi Ramën.?

Numri dy i demokratëve shkoi më tej teksa paralajmëroi lirimin e një tjetër bosi të krimit.

?Edi Rama dhe Etilda Gjonaj duhet t?u shpjegojnë shqiptarëve pse nuk reaguan menjëherë, pasi bosi i krimit Lulzim Berisha u lirua me garanci të Vangjush Dakos? Pse nuk e informojnë opinionin publik se janë në dijeni të plotë që po përgatitet edhe lirimi i bosit të krimit të organizuar Arben Grori??

Sipas demokratëve, Kryeministri Rama pasi e mori pushtetin e paratë e drogës po e përdor atë mbi drejtësinë për lirimin e bosëve të krimit të organizuar.

Tv Klan
Recommended