Studiot private të kontraktuara nga bashkitë do të 'vulosin' dëmet e tërmetit të 26 nëntorit

  • 4 years ago
KRUJE - Të gjitha verifikimet në terren deri më tani në rrethin e Krujës, nga grup ekspertësh të bashkisë dhe inxhinierë vullnetarë, përbëjnë vetëm fazën paraprake të verifikimeve të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit. Vulën, për të shpallur nëse pallatet e shpallura të pabanueshme do të rindërtohen, rikonstruktohen, apo do të shemben, do ta japë një studio private e licencuar për certifikimin e dëmeve të godinave.

Ministria e Rindërtimit ka udhëzuar bashkitë që të kontraktohet studio private për të certifikuar dëmet e godinave. Drini Masha, shef i zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Bashkinë Krujë tha se studiot ndër të tjera, do të evidentojnë edhe kostot për rikonstruksion.

Recommended