Report TV -Incident në Cirk, flet akrobati i dëmtuar: Në institucion s’ka kushte

  • 4 years ago
Në krah të Teatrit Metropol, në qendër të Tiranës gjendet Cirku Kombëtar, ku rreth 22 akrobat edhe pregjistatorë ushtrohen këto ditë në të ftohtë, në palestër dhe çadër. Ndonëse, viti që lamë pas përkonte me 60-vjetorin e Cirkut, ?Katedralja e Parisit? me koreografi të Llaqi Nakos nuk u realizua e plotë për spektatorët, për shkak se prej një muaj, shfaqjet në këtë institucion janë pezulluar. Edhe jo rastësisht, por për shkak të një incidenti të ndodhur, ku akrobati Gerald Shima, dëmtohet në kokë. Pas denoncimit publik të koreografit Llaqi Nako, edhe kreu i Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë, Reshat Ibrahimi, flet për kushtet në të cilat punojnë çdo ditë këta akrobatë, që duhet të ushqejnë me art publikun.

Recommended