“Helenik Petroleum”, Qeveria kërkon që të paguaj më pak dëmshpërblim

  • 4 years ago
Qeveria e Maqedonisë ka kërkuar nga ?Helenik Petroleum? ta ulë për 9 milionë dollarë shumën që kompania greke e kërkon nga vendi për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes së shitblerjes për OKTA-n. Me normat e interesit dhe shpenzimet e tjera, lartësia e padisë që Helenik kërkon ka arritur në 40 milionë dollarë. Kërkesa e këtillë nga pala maqedonase është për shkak se edhe kompania greke nuk e ka respektuar në tërësi marrëveshjen për blerjen e rafinerisë. Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili për momentin zhvillon bisedimet pas largimit të Koço Angjushevit nga Qeveria, për Alsat konfirmoi që ka pasur takim, por pa zbuluar detaje.