Report TV -Bllokohet makina e blinduar me fenelina policie, arrestohet drejtuesi me pistoletë

  • 4 years ago
Policia Rrugore e Tiranës ka sekuestruar një armë zjarri dhe një mjet të blinduar me fenelina policie, ndërsa ka goditur edhe një rast të trafikimit të paligjshëm të klandestinëve.

Gjatë kontrolleve në rrugën Vorë-Krujë drejtuesi i mjetit me iniciale M. V. 44 vjeç, nga Fushë Kruja rezultoi se drejtonte një automjet të blinduar pa autorizimin përkatës me fenelina policie dhe me mangësi në dokumentacionin e mjetit. Makinës iu bë kontroll i imtësishëm, gjatë të cilit, 44-vjeçarit iu zbulua në çantën e dorës një armë zjarri pa leje, e tipit TT. 44-vjeçari i arrestuar tashmë do të përballet me drejtësinë.