E veja: Burrin edhe e kam dashur, edhe s'e kam dashur...
  • 4 years ago
Fatbardha Sinani ka treguar në ?Historia ime? vështirësitë nga martesa me ish bashkëshortin. Sipas Fatbardhës, gënjeshtrat dhe mashtrimet e tij i çuan drejt vendimit të divorcit, edhe pse ata kishin një vajzë. Por divorci nuk u realizua kurrë sepse burri i saj ndahet nga jeta dhe procedurat mbeten përgjysmë.

38-vjeçarja kërkon që ajo dhe vajza mos mbajnë më mbiemrin e burrit sepse ka frikë se mos borxhet që ai mund të ketë, do shkaktojnë vështirësi dhe probleme të mëdha për të dhe vajzën. Ndërkohë një tjetër problem i Fatbardhës është dhe heqja e ndihmës ekonomike, që vajza e saj merrte nga shteti. Ndihmë prej 27 mijë lekësh të vjetra, që ajo merrte si një fëmijë jetim, i është hequr hequr pa i dhënë asnjë shpjegim tek komuna e Synej-it në Kavajë.
Recommended