"Burrin e kam sjelle me sy hapur, e kam me sy mbyllur"
  • 4 years ago
65- vjeçarja Hurma Banushi ka treguar në programin ?Historia ime?, në Tv Klan brengën që ajo ka në lidhje me vdekjen e bashkëshortit të saj. Nefail Banushi ndërroi jetë para 6 muajsh dhe Hurma pretendon se arsyeja ishte neglizhenca e mjekëve.

Burri i saj kishte probleme shëndetësore dhe ajo së bashku me djalin e transportuan drejt spitalit. Aty bëri skaner dhe analiza gjaku dhe mjekët i thanë se nuk kishte asnjë gjë për t?u shqetësuar, I dhanë vetëm disa kokrra, por situata e tij nuk po përmirësohej. Bashkëshorti i saj filloi të ndihej shumë i lodhur dhe nuk mundi dot të hapte sytë dhe as të lëvizste.

Familja e tij e transportoi sërish drejt spitalit, u shtrua në santatorium, por gjendja e tij u komplikua dhe ai ndërroi jetë.

Sot bashkëshortja e tij pretendon se ai nuk vdiq nga sëmundjet që kishte prej vitesh, por mënyra dhe kujdesi i mjekëve ndaj tij nuk ishte i duhuri.
Recommended