Drejtoresha e spitalit të Durrësit: Ngrohja bëhet me kaldaja, dyshohet shkëndijë elektrike!
  • 4 years ago
Drejtoresha spitalit të Durrësit Diri Jani ka deklaruar për media se shkak për zjarrin që ka përfshirë spitalin e Durrësit ka qenë një shkëndijë elektrike, kjo për shkak se i gjithë spitali ngrohet me anë të kaldajave. Ajo tha se pacientët janë në gjendjen e mëparshme dhe kanë pasur përkeqësime apo dëmtime si pasojë e rënies së flakëve.

"Mendohet se rreth orës 12:25 të natës ka pasur një shkëndijë elektrike në panelin e katit të parë, duke sjell edhe flakët. Gjithë stafi është mobilizuar duke evakuuar pacientët që kanë qenë të paktën 100. Ata janë akomoduar të gjithë .Në Tiranë kanë ikur 5 pacientë, ikën në momentin e parë sepse kishin më shumë probleme për pjesën e oksigjenit. Janë në atë situatë që kanë qenë nuk kanë pasur përkeqësime. Spitali ngrohet gjithë kohën me kaldajë kështu që mendohet se ka ardhur për shkak të shkëndijës elektrike. Gjysma e spitalit funksionon, nuk ka probleme. Pas mbarimit të hetimeve ne do futemi ta pastrojmë. Pjesa tjetër do rregullohet paneli dhe do të futemi. Situata është nën kontroll", përfundoi ajo
Recommended