Gabim njerëzor! Argjendari harroi gazin hapur, shpërthimi në ish bllok nga një shkëndijë elektrike
  • 5 years ago
Shpërthimi i argjendarisë në ish bllok ditën e hënë ka ardhur si pasojë e një pakujdesie njerëzore. Në këtë përfundim paraprak ka arritur deri më tani grupi hetimor sipas të cilit dyshohet se shpërthimi në flakë ka ndodhur nga rrjedhja e gazit teknik nga një bombol që përdorej për përpunimin e floririt dhe metalit, në ambientin e bodrumit të argjendarisë.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se ngjarja mund të ketë ardhur nga rrjedhja e gazit teknik e provokuar nga një shkëndijë elektrike. Bombolat që ndodheshin në bodrum ishin mbushur me gaz teknik dhe propan që merret me përpunimin e floririt.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në argjendarinë e Sokol Pirra mesditën e së hënës ku plagos rëndë pronari dhe bashkëshortja e tij Alma Pirra, punonjësja e tyre një 18 vjeçare dhe dy djem kalimtarë të rastësishëm.
Recommended