Babai e martoi pa mbushur 16 vjeç, me pas e mbajti te lidhur ne shtepi qe te ndahej
  • 4 years ago
Fatime Fregjaj është 63 vjeç dhe në programin ?Historia ime? në Tv Klan, ajo ka rrëfyer historinë e vështirë të jetës së saj, e cila nis që kur ishte ende një fëmijë. Fatime u rrit në një familje, ku babai e dhunonte vazhdimisht. Pa mbushur 16 vjeç, babai e marton pa dëshirën e saj në Kamëz.

Ajo tregon se bashkëshorti ishte njeri i mirë dhe arritën të përshtateshin mjaft mirë me njëri-tjetrin. Por familja e tij e akuzon se kishte vjedhur dy karamele dhe kërkojnë që ajo të ndahet nga djali i tyre. Pavarësisht se u drejtuan gjykatës për ndarje, të detyruar nga familja, e patën shumë të vështirë të realizonin divorcin sepse nuk kishte arsye për ndarjen e tyre.
E detyruar nga babai dhe e dhunuar prej tij në gjyqin e tretë të zhvilluar, Fatime divorcohet nga bashkëshorti.
Recommended