Sot premiera ne Tirane e komedise sarkastike "Revizori"

  • 4 years ago
Shfaqja ?Revizori?, pas suksesit që pati në Teatrin e Durrësit, mbrëmjen e sotme do të ngjitet në skenën e Ar Turbinës. Bëhet fjalë për një nga veprat më të mëdha të shkrimtarit rus, Nikolaj Gogol, e vënë në Teatrin ?Aleksandër Moisiu? në vitin 1972.

Ajo rikthehet pas 48 vitesh, nën regjinë e Driada Dervishit, si një komedi sarkastike, plot situata sa të pamundura aq edhe me humor. Për të diskutuar për të pasditen e sotme, të ftuar në programin ?Rudina? në Tv Klan ishin regjisorja Driada Dervishi dhe aktorja Suela Bako.
Suela Bako vjen në rolin e një zëdhënëse për shtyp që dëshiron të bëhet kryetare.