'Prindër kujdes me temperaturën tek fëmijët!' Nga 0 1 vjeç, 80 vizita në ditë në Pediatrinë e Fierit
  • 4 years ago
FIER - Me uljen e temperaturave gjatë këtyre ditëve të janarit është vënë re një rritje e numrit të të prekurve nga virozat e gripit. Në pediatrinë e Spitalit të Fierit në vetëm 24 orë janë regjistruar 60-80 vizita.

Mjeku pediatër, Dhimiter Dhamo, thotë se në spital në 24 orët e fundit janë shtruar 20-30 fëmijë, ku grupmosha më e prekur është 0-1 vjeç. Gjithashtu ai shton se shumë fëmijë pasi marrin mjekimin vijojnë trajtimin në shtëpi.
Recommended