Shqiperia debuton ne Lojerat Dimerore Rinore

  • 4 years ago
Shqipëria është një nga 12 vendet debutuese në Lojërat Olimpike Dimërore Rinore që do të mbahen gjatë Janarit në Lozanë.
I vetmi përfaqësues kuqezi është Ezio Leonetti, i cili do të marrë pjesë në garat e skisë alpine.
Me baba italian dhe nënë shqiptare, 17-vjeçari është i gatshëm për këtë sfidë.
?Është një përvojë e veçantë, pasi ka një nivel të lartë të kundërshtarëve. Unë jam përgatitur gjatë gjithë kësaj kohe dhe do të marr pjesë në të gjitha disiplinat e skisë alpine për të dhënë maksimumin tim në pistë?.
Gara e parë për Ezio Leonetti do të jetë këtë të premte. Në Lojërat Olimpike Dimërore Rinore merr pjesë edhe Kosova. Në gara përfaqësohen rreth 1800 sportistë nga 79 shtete, një rekord për këtë aktivitet që zhvillohet për herë të tretë.

Recommended