Report TV -Rama: Në prill fillojmë montimin e parafabrikateve, shtëpitë do të grupohen!
  • 4 years ago
TIRANE-Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj ishin në Farkë në familjen Shkalla, banesa e së cilës u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, e që tashmë është sistemuar në kontinier, deri në ndërtimin e shtëpisë së re, që sipas kreut të qeverisë do të jetë model si nga cilësia dhe siguria.

Ai deklaroi se në fund të marsit dhe fillim të muajit prill do të fillojnë që të montohen shtëpitë e reja me parafabrikate, të cilat do të grupohen. Sipas kryeministrit, pavarësisht se familjet që janë prekur nga tërmeti do të grupohen në një vend të caktuar, toka që kishin banesën që u shemb do u mbetet po atyre.
Recommended