Report TV - Rrugët e reja që kanë shpresa të realizohen në 2020-ën, aksi Thumanë-Kashar me pagesë

  • 4 years ago
2020-ta do të jetë vit i sfidave të mëdha për Ministrinë e Infrastrukturës pasi duhet t?i jap zgjidhje një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore dhe energjetike në vend.

Ky vit pritet t'i japë zgjidhje përfundimtare kalvarit të skandaleve dhe zvarritjeve të projektit për ndërtimin dhe rehabilitimin e Unazës së Re nga rreth rrotullimi Sheshi Shqiponja tek pallati me shigjeta.  Fati i ndërtimit të Unazës së madhe të Tiranës ka mbetur pezull që pas skandalit me kompaninë fantazmë ?DH ALBANIA? e cila fitoi tenderin e parë me një vlerë prej rreth 20 milionë euro. Por projekti u anulua pasi u zbuluar se firma kishte falsifikuar dokumentet. Po ashtu ky projekt prek një sërë banesash, dhe shpronësimi i pronarëve me vlerën e tregut siç kërkojnë ata mbetet një problem tjetër. Kryeministri Edi Rama mbrëmë në një intervistë në RTSH në "Java", tha se projekti do të vazhdoje dhe do të bëhet. "Është riparë nga ana ime", theksoi ai.

Sfida tjetër është ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë. Loti 7 i pezulluar që kapte vlerën e 23 milionë eurosh është edhe pjesa më e rëndësishme dhe e vështirë e projektit. Në këtë lot  përfshihet ndërtimi i tunelit të Kardhiqit, i cili do të bëj lidhjen me lotin 4 dhe 6 të kësaj rruge.

Tenderi për këtë aks pritet të hapet këtë vit pasi në muajin shtator të vitit që lamë pas ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se tenderi i pezulluar do të rihapej pas disa muajsh.

Po ashtu 2019-ta nuk i dha një zgjidhje as ndërtimit të aksit rrugor Thumanë-Kashar e cila pritet të jetë me pagesë, që arrinte në vlerën e 225 milionë eurosh. Për kryeministrin Edi Rama ky aks është nga më të rëndësishmit për 2020-ën. "Këtë vit një nga gjërat e mëdha që do të bëjmë, do të lancojmë tenderin ndërkombëtar për Thumanë-Rrogozhinë me pagesë, se do jetë rurgë e re dhe me investim privat", tha Rama. Ky tender u anulua nga Ministrja Balluku sapo mori detyrën, në 21 janar 2019, pasi sipas saj fondet do t?i kalonin Paktit për Universitetin, dhe pritet të rihapet përsëri këtë vit.

Ndërkohë 15 shkurti i këtij viti ka një rëndësi madhore për infrastrukturën në vend, pasi përfundon afati që kanë 10 kompani të huaja për të paraqitur projektet e tyre për ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Tiranën si dhe krijimin e linjës së re hekurudhore mes Tiranës dhe Aeroportit Nënë Tereza. Pas mbylljes së garës Ministria e Infrastrukturës dhe BERZH do të shqyrtojnë ofertat dhe projektet e kompanive dhe pas 60 ditësh do shpallin fituesin, ndërsa në prill nënshkruhet kontrata. Projekti zgjat 24 muaj dhe është parashikuar që të arrij në 90.5 milionë euro ne total.

Recommended