Sociologu Tushi: Pa borgjezi s'ka demokraci! Shtresa e mesme po hollohet

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Shoqëria shqiptare është e dy polarizuar mes të pasurve dhe të varfërve. Sociologu Gëzim Tushi i ftuar në studion e lajmeve në Ora News është i mendimit se njerëzit e pasur i duhen shoqërisë. Ai thotë se nuk është dakord me termin oligark, pasi siç shprehet pa borgjezi nuk ka demokraci.

Gëzim Tushi: Është bërë një stratifikim i shpejtë i shoqërisë, një polarizim i shpejtë i shoqërisë. Kjo ka krijuar dy pole, ka një pol të të pasurve, ne nganjëherë themi oligarkët megjithëse unë nuk jam dakord me këtë termin që të anatemojmë njerëzit e pasur që janë të suksesshëm me punën e tyre, sepse e kam thënë dhe e them, pa borgjezi nuk ka demokraci. Ata i duhen shoqërisë, janë vlerë e madhe dhe duhen mbështetur dhe jo ti vëmë pas murit dhe ti godasim, me të drejtë dhe pa të drejtë, natën dhe ditën duke ia nxirre jetën atyre sipërmarrësve. Nuk po them për ata që janë të korruptuar, që atë e bëjnë me favore qeveritare, apo që pasurinë e vënë në rrugë të paligjshme. Unë nuk di ndonjë mënyrë tjetër, atëherë rruga tjetër është të kthehemi prapa, të shkojmë tek ekonomia e planifikuar, me industri shtetërore, me kooperativa bujqësore etj. Kjo pjesa e pasur e njerëzve është njëra anë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/sociologu-tushi-pa-borgjezi-ska-demokraci-shtresa-e-mesme-po-hollohet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended