Eurointegrimet, dëshpërimi më i madh i politikës vendore

  • 4 years ago
2019-ta do të mbahet mend si viti i pritjes dhe njëkohësisht zhgënjimit më të madh në historinë e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Marrëveshja e Prespës, me të cilën shteti ndërroi emrin e saj kushtetues, siguroi se nuk do të përsëritej më vetoja greke e 2008-tës, por nuk qe bileta për trenin e fundit drejt BE-së, ashtu siç pretendohej nga Shkupi e Brukseli. Përskaj sinjaleve të shumta pozitive, premtimeve dhe rekomandimit pozitiv të majit të Komisionit Evropian, Këshilli Evropian në tetor nuk dha dritën jeshile për fillim të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, në një paketë me Shqipërinë. Këtë herë për shkak të vetos së Presidentit francez, Emanuel Makron i cili nuk kontestonte progresin e arritur në Shkup, por kërkonte reformim të metodologjisë së zgjerimit të BE-së.  Krerët e rinj të tre institucioneve më të rëndësishme të BE-së u zotuan se do ta kthejnë kredibilitetin e BE-së, respektivisht se do ta ndreqin gabimin skajshmërish të turpshëm të ?ndëshkimit? të Shkupit, për herë të parë jo për faj të saj, por për shkak të mos-marrëveshjeve brenda BE-së. Rrjedhimisht, edhe përskaj skepticizmit të madh, po e mbyllim këtë vit me pritjen për ?një tren tjetër?, nëse do të ketë një të tillë, që të na shpie drejt BE-së, së largët.

Recommended