Gerti Shima: Refuzova 2 oferta për të qëndruar te Tirana, intervistoi Altin Sulçe
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Kapiteni i kombëtares shqiptare të Basketbollit, Gerti Shima ka analizuar problemet që po kalon skuadra e Tiranës, duke renditur edhe faktorët që kanë dërguar ekipin deri në këtë gjendje.

Në një intervistë për "Rtv Ora" me gazetarin Altin Sulçe, Shima ka zbuluar se ka 2 oferta nga Kosova, por karakteri i tij i fortë e ka bindur për të mos e braktisur Tiranën, që po kalon ndoshta periudhën më të vështirë në histori.

"Ka probleme te Tirana. Nuk është parë që Tirana ta mbyll fazën e parë të kampionatit në vendin e 5-të. Janë normalisht të gjithë të çuditur, me Tiranën që ka lojtarë pa fund, talente pa fund. Ekipe si Tirana dhe Vllaznia kanë qënë dy ekipet bazë të kampionatit shqiptar që kanë furnizuar le të themi gjithë ekipet. Normalisht Vllaznia është në një formë më të mirë se Tirana. Ka financa më të mëdha, por që nuk po furnizojnë me lojtarë dhe ky është një problem i madh. Nuk është problemi vetëm te Tirana dhe Vllaznia por edhe te skuadrat e tjera. E para është akademia që nuk ekzistojnë, edhe pse në thonjëza "ekzistojnë".
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/gerti-shima-refuzova-2-oferta-te-qendruar-te-tirana

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended