Nata e nderrimit te viteve
  • 4 years ago
Durrës: Sapo akrepat kanë shënuar orën 00:00, duke regjistruar kështu fundin e vitit 2019 dhe nisjen e 2020 qielli i Durrësit është mbuluar nga dritat e fishekzjarrëve. Tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit është lënë pas nga durrsakët të cilët kanë festuar ndërrimin e viteve duke uruar për një vit më të mirë.

Korçë: Në Korçë, qindra qytetare janë mbledhur në sheshin kryesor përpara Katedrales, ku kanë pritur ardhjen e vitit të ri. Urimet dhe shkrepja e fotografive janë dy gjërat e para që kanë bërë shumica sapo viti i ri ka hyrë.

Fier: Edhe pse jo të shumtë në numër, por edhe në Fier, ndërrimi i viteve u prit me fishekzjarrë në qendër të qytetit. Sapo data shënoi 1 Janar, në Fier lindi bebja e parë. Një djalë i pagëzuar me emrin Florian. Drejtues të maternitetit dhe pushtetit lokal uruan me buqeta me lule nënat e reja që sollën në jetë fëmijët në ditën e parë të vitit.

Elbasan: Edhe në Elbasan, bashkia ka organizuar spektaklin e fishekzjarrëve në qendër të qytetit. Qindra qytetarë priten sëbashku momentin e ndërrimit të viteve dhe uruan njëri-tjetrin për një vit të mbarë. Pjesa më e madhe festuan në vatrat familjare. Të tjerë në restorante. Pas mesnate të gjitha lokalet kanë qenë të prenotuara dhe festa ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit.

Tv Klan
Recommended