Report TV -Historia e të moshuarës që po kalon vitin e ri në palestrën në Krujë

  • 4 years ago
Atmosferë e vakët, por me fat që sot janë gjallë dhe festojnë natën e ndërrimit të viteve, me shpresën se shtëpia e tyre do të ribëhet dhe ëndrrën që ky "makth" do të mbarojë shumë shpejt....kështu paraqitet situata në palestrën në Bashkinë e Krujës.

Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu ndodhet në këtë natë të ndërrimit të viteve në Krujë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, për të sjellë në vëmendje histori njerëzore. Vera, është një prej 40 banorëve që po festojnë natën e vitit të ri në këtë palestër. Darka është konsumuar rreth orën 08:30-09:00, për të cilët është kujdesur stafi i Bashkisë dhe më pas mbrëmja ka vijuar e qetë. Vera tregon se as nuk e kishte menduar kurrë që do të kalontë këtë mbrëmje në këtë formë, e ndërsa bën apel shtetit që ta ndihmojë.

"Kam dy fëmijët invalid, vetë sakat 10 vjet. Shtëpia është gati duke rënë, e kam pasur në kat të tretë. Të na ndihmoj shteti, të na japë dorë, të na japë durim", shprehet Vera.

Recommended