'Qofshin të kaluara dhe 2019-a i marrtë me vete'! Veliaj i shtron drekën njerëzve në nevojë
  • 4 years ago
Në prag të festës së ndërrimit të viteve, qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës kanë shtruar drekë për njerëzit në nevojë që i frekuentojnë ato. Në njërën prej tyre, drekën festive e shërbeu kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili përveç urimit për një vit sa më të mbarë, përçoi edhe një mesazh të rëndësishëm për qytetarët. ?Ky ka qenë një vit shumë sfidues. Megjithatë, siç thonë gjyshet tona, qofshin të kaluara dhe 2019-ta i marrtë me vete. Di të them se njerëzit i njeh më mirë në vështirësi. Kur je mirë, të gjithë sillen mirë; kur ka vështirësi, aty kuptohet sa i fortë dhe reagues është shteti, bashkia, qyteti. Dua t?ju uroj shëndet dhe një 2020 sa më të suksesshëm?, tha Veliaj.Kryebashkiaku nënvizoi se pavarësisht tërmetit që goditi vendin tonë, falë qirave të paguara, familjet e evakuuara do të mund ta kalojnë Vitin e Ri në një banesë të re. ?Një nga gjërat që bëmë shumë mirë kësaj here, përveç qendrave sociale, ishte edhe dhënia e qirave për të gjithë ata që i kanë pallatet të rrezikuara. Pra, nëse pallati është shpallur i pabanueshëm për evakuim, marrja e një qiraje ka qenë një mundësi që Viti i Ri të na zërë në shtëpi të re, të jenë pjesë e të njëjtit eko-sistem: fëmijë shkojnë në të njëjtën shkollë, blejmë në të njëjtin minimarket, shkojmë te e njëjta kafe e lagjes, kemi të njëjtin gruo shoqëror dhe komunitet?, tha ai.
Recommended