Report TV - Parada e babagjyshave ndez atmosferën festive në Korçë
  • 4 years ago
Ne qytetin juglindor per të 15 -in vit rradhazi parada e babagjysheve ka mbledhur me dhjetëra fëmije në katedralen e qytetit.

Së bashku me babagjyshin, fëmijët të veshur me ngjyrën që simbolizon festat e fundvitit shëtitën përgjatë pedonales duke kënduar dhe krijuar një atmosfere të magjishme festash.

Nga katedralja për në pedonale dhe më pas në pazarin e vjetër fëmijët realizuan ëndrrën e 1 viti për të takuar babagjyshin e më pas për të konsumuar ëmbëlsirat e preferuara të tyre.

Një nga Babagjyshët që mori pjesë në paradë është shprehur se ky vit ka qenë më i frekuentuari nga fëmijët të cilët rrinin në rradhë për të bërë një foto me të apo për të festuar.

Bashkia e Korçës ka mundësuar shumë alternativa në kalendarin festiv për të argëtuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë atmosferë festash.
Recommended